26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vjosa Osmani: Nga Tetova kanë filluar shumë procese të mëdha kurse Kasami i ndau Osmanit çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”{Foto}

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së sotme ajo ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Kasami, Osmanit i ndau çmimin “Çelësi i Qytetit të Tetovës”, ndërkaq e para e shtetit të Kosovës i dhuroi Kasamit hartën e Kosovës të punuar me gurët e “Trepçës”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nga Tetova kanë filluar shumë procese dhe se Tetova është historia e jonë e lavdishme e përbashkët. Osmani tha se ndër intelektualët që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve është Arben Xhaferi.

“Vizita ime në Maqedoninë e Veriut është rikonfimimi i mbështetjes së procesit eurointegrues për të dyja vendet”, tha Osmani.

Bilall Kasami mes tjerash tha se duhet të kontribohet në ndërtimin e rrugës Tetovë-Prizren, dhe njoftoi Presidenten për aktivitet që janë ndërmarrë.Tv Koha

Të fundit