13/08/2022
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE i publikoi listat, Gjorçev dhe Dimovski e përfundojnë karrierën e deputetit

Vllatko Gjorçev dhe Ilija Dimovski nuk do të jenë pjesë e listës për deputetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Gjorçev ka qenë deputet 14 vjet, në pesë mandate. Ai mbrëmë përmes rrjetit social Facebook, njoftoi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e 12 prillit, .

“Mirënjohës i madh që kam qenë deputet. Dëshirë për sukses për deputetët e rinj. Të rojë Maqedonia! Të rojë VMRO-DPMNE-ja!”, ka shkruar Gjorçev.

Përveç tij, edhe Ilija Dimovski dhe Daniella Rangellova nuk janë parë në listat e deputetëve, por deri në këto momente nuk ka pasur reagim nga ata.

Emër i ri që do të jetë pjesë e listës për deputetë nga VMRO-DPMNE është ish-gazetari dhe ish-deputeti i LSDM-së Safet Bishevac. Ai është i 9 në njësinë parë zgjedhore, ku bartëse është Gordana Siljanovska.

Në njësinë zgjedhore numër 2 bartës liste do të jetë Vllado Misajllovski, ndërsa e dyta Rashella Mizrahi. Në njësinë e tretë zgjedhore bartës do të jetë Igor Janushev, ndërsa në të katërtën Aleksandar Nikollovski. Në të pestën Igor Durllovski, ndërsa në të gjashtën Dafina Stojanoska./Telegrafi/

Të fundit