26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE paralajmëron dy miliardë euro investime në infrastrukturë

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thuhet se “rritja ekonomike, rritja e investimeve dhe hapja e vendeve të reja të punës janë të mundshme vetëm me projekte infrastrukturore dhe rrjet modern të rrugëve dhe hekurudha në gjithë Maqedoninë”.

“VMRO-DPMNE parasheh dy miliardë euro investime në infrastrukturë. Për 4 vite s’do të ketë rrugë të paasfaltuar në Maqedoni”, njoftojnë nga VMRO-DPMNE.
Ata thonë se do të investohet në autostradë Shkup – Manastir por edhe në rrugën Koçani – Shtip, Shtip – Radovish, Strumicë – kufiri bullgar, Kavadar – Prilep, Manastir – kufiri grek dhe Kumanovë – kufiri bullgar.

“Qendrat rajonale do të lidhjen me autostradë apo me rrugë ekspres. Çdo cep i shtetit do të jetë i qasshëm nga cila do pikë. Ndërlidhja infrastrukturore cilësore do të thotë mundësi për zhvillim ekonomik në çdo rajon të shtetit. Pas 12 prillit do të investojmë në Maqedoni. Pas 12 prillit Maqedonia hynë në fazën e rindërtimit”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/

Të fundit