VMRO-DPMNE: Pas 12- të prillit, Maqedoninë e pret një bum infrastrukturor – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

VMRO-DPMNE: Pas 12- të prillit, Maqedoninë e pret një bum infrastrukturor

Pas 12-të prillit vijon rindërtimi i Maqedonisë në çdo fushë. Lidhja infrastrukturore do të jetë në plan të parë.

Në periudhën e ardhshme pas zgjedhjeve do të investohen 2 miliardë euro në infrastrukturë.

Qeveria e VMRO-DPMNE-së planifikon të ndërtojë një autostradë të re nga Shkupi deri në Manastir, duke zvogëluar kështu kohën e vozitjes me automjet midis këtyre dy qyteteve në një orë e gjysmë.

Vijon një rindërtim i plotë i rrugëve rajonale. Me projekt për vendosjen e 1.000 kilometrave asfalt të ri, nuk do të ketë rrugë që nuk do të asfaltohet.

Janë parashikuar 150 kilometra rrugë eksprese. Kumanovë – kufiri me Bullgarinë, Shtip – Radovish, Kavadar – Prilep, Manastir – kufiri me Greqinë dhe Strumicë – Kufiri me Bullgarinë.

Ndërtimi i hekurudhave të reja nga Manastiri deri në kufirin me Greqinë dhe nga Kumanova deri në kufirin me Bullgarinë.

Do të hapen fluturime shtesë nga aeroporti i Shkupit drejt të gjitha kryeqyteteve në Evropë, si dhe destinacione përtej oqeaneve.

300 milionë euro do të ndahen për rrjetet e reja të ujësjellësit dhe kanalizimeve, ndërsa kadastra do të digjitalizohet plotësisht, për zero korrupsion.

Maqedoninë e pret një bum infrastrukturor. Po vjen rindërtimi. Më shumë për të gjithë.

Qendra e komunikimeve e VMRO-DPMNE-së

Related posts

Thaçi;“Po vjen vera ka dera”

Televizioni Koha

Bullgaria ndjen keqardhje që Çekia dhe Sllovakia nuk pajtohen për “interpretimin e gabuar të historisë”

Televizioni Koha

Siljanoska-Davkova: 40 për qind përfaqësim të grave në politikë, pesë për qind e mjeteve të BPV-së për përparim të arsimit, për 500 studentët më të mirë

Televizioni Koha

Leave a Comment