26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

VMRO-DPMNE: Zaev kërkon amnisti për veten dhe ndjekësit e tij

LSDM në mënyrë të dhunshme dhe kontrabandiste dëshiron ta sjellë ligjin për Prokurorinë publike me qëllim që të shpëtohen nga të gjithë kriminelët dhe aferat në këto vjet prejse pushteti është në duart e tyre.

Nuk i respektuan as vërejtjet e ekspertëve që është dëshmi se Zaev dhe ndjekësit e tij me këtë ligj duan të shpëtohen nga përgjegjësia.

Me Ligjin për Prokurorinë publike, Zaev propozon Ruskoska dhe Jovevski të mund të ndërrohen me shumicë prej 2/3 nga Këshilli i prokurorëve publik. Kjo duhet të jetë garancion se ata edhe më tutje do të mund t’i plotësojnë urdhërat e tij dhe do të detyrojnë drejtësi selektive.

Me këtë ligj Zaev dëshiron edhe më tutje të vazhdojë amnistia e krimit ku bisedat e përgjuara nuk do të vlejnë për të dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, por do të vlejnë për të tjerët. Kjo vetëm tregon se ai frikohet nga bisedat e përgjuara të cilat do ta dëshmojnë krimin e tij dhe për atë kërkon ata të mos shfrytëzohen si dëshmi gjatë procedurës gjyqësore.

Për atë shumica në Kuvend e udhëhequr nga LSDM, në mënyrë kontrabanduese, me shkelje të të gjitha rregullave demokratike, e shtyn ligjin. Sipas Kushtetutës të Republikës të Maqedonisë së Veriut propozues i Ligjit mund të jetë presidenti i shtetit, Qeveria, një deputet dhe 10.000 nënshkrues, ndërsa jo kryeministri i shtetit.

Të gjithë në shtet e kanë të qartë se cili është qëllimi i këtij pushteti me sjelljen e këtij ligji.

Pas 12 prillit do të vijojë përgjegjësi për gjithçka.

Drejtësi duhet të ketë. Zoran Zaev më asnjëherë.

Me respekt.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

Të fundit