VMRO:Ligji për prokurori u miratua në mënyrë kriminale – Tv Koha
Maqedoni

VMRO:Ligji për prokurori u miratua në mënyrë kriminale

Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se Ligji për prokurori publike sot u votua në mënyrë kriminale, përcjell GazetaExpress.

“Shërbimet e Zaevit sot e tejkaluan veten, ligji nuk kaloi, ata provuan ta votojnë në mënyrë kriminalë, ishim dëshmitarë të shkelje. Nuk e mori numrin e nevojshëm të votave. Pastaj pa turp pas 10 min përsëri u vendos në votim. Në asnjë vend nuk ka ndodhur. Nuk duhet të në shkruhet nga president Stevo Pendarovski, a janë këto vlerat evropiane me të cilat angazhohet Zaevi. Presim reagim nga ndërkombëtarët”, ka deklaruar Micevski.

Ai ka thënë se kjo duhet të përfundoj dhe sa më shpejtë të shpallen zgjedhjet.

“Ne presim sot të ketë shpërbërjes të Kuvendit. Nuk do të lejojmë të vazhdojë me këtë. Për dy ligjet tjera nuk do të jemi prezent, do jemi prezent vetëm që ta votojnë shpërbërjen e Kuvendit”, ka shtuar ai./GazetaExpress/

Besmie Lika

Related posts

GJENDJA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19 ËSHTË STABILE

Televizioni Koha

Tani për tani mandatet mbeten të njejta, partitë kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën administrative për ankesat e e hedhura poshtë nga KSHZ-ja

Televizioni Koha

Izolohet hoteli në Shkup, dyshohet për të prekur nga koronavirusi

Televizioni Koha

Leave a Comment