26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Xhaferi: Seanca për Qeverinë e re mund të mbahet të hënën

Seanca për rikonstruimin e Qeveri është e mundur që të caktohet të hënë, ka konfirmuar për “Slloboden Peçat”, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nëse gjatë ditës ose nesër, kryeministri Dimitar Kovaçevski e dorëzon në Kuvend propozimin për kabinetin e ri qeveritar.

Kovaçevski dje pasdite në Kuvend është takuar me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për seancën për rikonstruimin e Qeverisë.

“E ftova kryeministri Kovaçevski ta informoj për procedurën për seancën për rikonstruimin e Qeverisë pas dorëzimit të propozimit për rikonstruim, që të dy palët t’i pajtojmë obligimet. Nëse Kovaçevski si propozues sot ose nesër e dorëzon propozimin, pika për rikontruimin e Qeveris mund ta vendos në procedur kuvendore të hënën më 13 shkurt ose të njëjtën ditë të caktoj seancë të re”, ka thënë Xhaferi, transmeton SHENJA.

Të fundit