26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Në normalitetin e ri, jeta vazhdon në përputhje me protokollet për mbrojtje

Normaliteti i ri do të thotë që jeta vazhdon sipas protokolleve për mbrojtje, ky është investimi ynë në mbrojtjen e shëndetit

Koha është që të gjithë ne, si individë, por edhe si shoqëri, të përgatitemi për normalitetin e ri, të jetojmë me koronavirusin.

Kriza po qetësohet dhe mbahet nën kontroll, por virusi është ende i pranishëm. Për këtë nuk guxojmë të relaksohemi.

Lufta kundër koronavirusit duhet të vazhdojë me respektimin e plotë të masave për mbrojtjen e shëndetit.

Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në fytyrë, të tilla si maskë apo shall, mbajtja e distancës fizike dhe rritja e higjienës personale janë pjesë e rutinës sonë të re të përditshme.

Sistemi politik, i cili sot është në gjendje tejet të komplikuar, do të funksionojë gjithashtu brenda këtij normaliteti.

Qytetarët, shteti, kanë nevojë për pushtet legjislativ dhe ekzekutiv, Kuvend të ri dhe qeveri politike me zotësi të plotë dhe legjitimitet të plotë, nga qytetarët.

Ne kemi treguar se mund të luftojmë së bashku armikun e padukshëm dhe të mbrojmë shëndetin tonë publik.

Tani është koha për të treguar që së bashku ne mund të sigurojmë normalitetin e ri, të mbrojmë shëndetin dhe të rifillojmë ekonominë maqedonase.

Video paraqitje e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev

Të fundit