11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev: Spitalet modulare sipas gjitha standardeve! Inxhinieri: Lëshimi më i madh është tek dokumentacioni tenderik

Se nuk janë respektuar standardet evropiane për ndërtimin e spitaleve modulare, këtë e tha inxhinieri Nexhat Bajrami, sipas së cilit spitalet modulare nuk janë të sigurta. Por kështu nuk po mendon kryeministri Zaev. Ai thotë se spitalet modulare janë ndërtuar sipas standardeve, ashtu sic i janë ndërtuar në gjithë botën.

“Spitalet modulare në vendin tonë, janë me standard të njëjtë sikur në gjitha vendet e botës. Këto spitale modulare kanë shpëtuar mijëra e mijëra njerëz. Për momentin në to ka 200 pacientë që po shërohen në vendin tonë, dhe besoj se janë të sigurta dhe sipas standardeve që janë ndërtuar”, tha kryeministri Zoran Zaev.

Inxhinieri i cili i ka analizuar në detaje standardet e ndërtimit, thotë se lëshimi më i madh është tek dokumentacioni i tenderit.

“Lëshimin më të madh e shoh te dokumentacioni tenderik, ku në asnjë vend, në asnjë pik nuk parashihet përdorimi i materialeve rezistente ndaj zjarrit apo zjarrduruese”, u shpreh inxhinieri Nexhat Bajrami.

Edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoksi, i cili sot ishte në Nerasht për ka takuar familjarët e viktimave, tha se spitali ka qenë ilegalisht i ndërtuar dhe nuk ka pasur asnjë pajisje kundër zjarrit.

“As leje për ndërtim, as mbrojtje kundër zjarrit dhe asgjë”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Dokumentacionin e ndërtimit të spitalit modular në Shkup, TV21 e publikoi para dy dite. Në ngjarjen tragjike në Tetovë, pas djegies së spitalit jetën e humbën 14 persona. Rastin do ta hetojnë ekspertë nga Gjermania. Tani për tani për arsye morale dorëheqje kanë paraqitur ministri dhe zëvendësministri i shëndetësie, por që kryeministri ende nuk i ka pranuar.

 

Të fundit