18/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zaev tregon emrat e drejtorëve që do të shkarkohen

Kryeministri Zoran Zaev në një konferencë me gazetarët në Qeveri ka shpalosur listën e emrave të funksionarëve të shkarkuar nga postet e drejtorëve, kryetarët dhe anëtarët e bordeve si dhe funksionarë të tjerë. Kjo masë vjen pas ndërrimit të ministrave që ndodhën në Qeveri, transmeton Zhurnal.

Gjatë pres konferencës, Kryeministri potencoi disa emra cilët janë shkarkuar nga funksionet e tyre. Ato janë drejtorët e MEPSO dhe ELEM, Sasho Vasilevski dhe Dragan Minovski, drejtori i Arkivit Shtetëror Kirill Petrov, drejtori i Agjencisë për barna, Qahil Ibraimi, drejtoresha e Teatrit të Dramës, Viktoria Rangellova, Vullnet Ademi drejtori i Agjencisë për Investime të Huaja, drejtori i Rrugët e Maqedonisë Gajur Kadriu, drejtori i Shtëpisë Shëndetësore Shkup, Zllate Memedoviq, Shefi i DSK-së Goran Nikollovski dhe zëvendësi i tij Arif Asani, drejtori i NP HM – Infrastrukturë, Irfan Asani, drejtoresha e Entit për Mbrojtje të Busteve të kulturës dhe muzeu i Ohrit, Eleonora Novakovska etj.

Ja konferenca e plotë ku shpalosen emrat e drejtorëve që do të shkarkohen:

https://www.facebook.com/zaevzoran/videos/2139631992995271/

Të fundit