26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zejd Rexhepi propozon që koalicioni “Tash është koha” ta bojkotojë punën e Kuvendit

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në “Fejsbuk”, ka propozuar që deputetët e koalicionit “Tash është koha” të bojkotojnë punën e Kuvendit.

“Nëse brenda ditëve në vijim, gjërat nuk ndryshojnë në favor të shqiptarëve, unë do t’i propozoj kryesive dhe kryetarëve të koalicionit “Tash është koha” që të bojkotohet puna e kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe me këtë t’u bëhet në dijeni të gjithëve brenda dhe jashtë shtetit se nuk mund të luhet me dinjitetin politik shqiptare”, tha Rexhepi.

Rexhepi dëshiron të bojkotojë Kuvendit, për siç thotë, t’i thuhet “stop” vjedhjes dhe mashtrimit nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

“E mashtruan popullin (edhe një herë për të satën herë) se synimi i vetëm dhe vija e kuqe e tyre është kryeministri shqiptar. Përskaj bindjes publike se kjo ishte mashtrim i radhës, koalicioni “Tash është koha” publikisht u zotua se nëse e bëjnë kryeministrin shqiptar, pa asnjë kusht do ta votojmë ate. Por, tash edhe shqiptarët më skeptik po binden se VIJA E VËRTETË e kuqe e BDI-së është ruajtja e interesave te ngushta të disa personave të kapur nga sistemi shtetëror.
PËRFUNDIMISHT…!!!”, shkruan më tej Rexhepi.

Kjo deklaratë e tij po vjen pak kohë para se të realizohet takimi mes liderit të Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti ku pritet të publikohet marrëveshja për bashkëqeverisje. /TV21

Të fundit