26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zeqiri kritikon rebalancin e buxhetit: Qeveria zvogëlon për 50 milion euro investimet kapitale

Profesori univesitar, Izet Zeqiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka komentuar rebalancin e buxhetit që ka miratuar qeveria për vitin 2019, transmeton Zhurnal.

Ai thotë se kanë dështuar ministrat në investimet kapitale për shtatë muaj.

Sipas tij si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale qeveria zvogëlon për 50 milion euro investimet kapitale me rebalancin e buxhetin nga 442 milion euro në 392 milion euro investime kapitale.

Më poshtë statusi i plotë i profesorit Izet Zeqiri:

Rebalanci i buxhetit 2019
DËSHTOJNË MINISTRAT NË INVESTIMET KAPITALE, 24.5% PËR 7 MUAJ

Si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale, qeveria zvogëlon për 50 milion euro investimet kapitale me rebalancin e buxhetin nga 25,971 milion denar ose 422 milion euro në 372 milion euro. Qeveria dhe ministrat kyç të kësaj qeveria edhe këtë vit dështojnë në realizimin investimeve kapitale. Në 2019 janë të planifikuar të realizohen 422 milion euro, kurse dinamika e realizimit është dëshpëruese, ato janë realizuar për shtatë muaj 103 milion euro, apo gjithsej 24.50%. Nëse do të vazhdon me këtë dinamik ajo do të realizoj investimet kapitale sa vitin e kaluar 31% që do të jetë një dështim i ekipit ekonomik të qeverisë aktuale.
Zvogëlohen parat për shumë projekte kapitale, ndër to është indikative edhe zvogëlimi i parave për investimet kapitale për shumë projekte me interes për shqiptarët. Ndër projektet e shkurtuara me 157 milion e denar ose 2.55 milion euro është edhe ndërtimi i objektit të Universitetit “Nëna Terezë” që disa vite radhazi është në buxhet por me rebalanc i shkurtohen paratë
Shih tabelën e realizimit të investimeve kapitale sipas muajve.

Të fundit