07/05/2024
20.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kovaçevski i përgjigjet Mickoskit: Nuk përgatitemi për bojkot

LSDM nuk dorëzohet. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin sa më masovikisht dhe ta mbështesin Pendarovskin dhe LSDM-në. Kryetari Dimitar Kovaçevski, pas takimit që pati me përfaqësues të Odës ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, tha se votuesit askush nuk i ka nën kontroll dhe që t’i ruaj ata se si do të votojnë. Sipas tij, Stevo Pendarovski është kandidat i cili merret me një shtet që është progresiv, që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, që i mbështet vendimet strategjike dhe prandaj presin mbështetje shumë më të madhe më 8 maj. Ndërkaq, e kundërshtoi deklaratën e  kreut të VMRO-së Hristijan Mickoskit se LSDM po përgatitet për bojkot, në rrethin e dytë të zgjedhjeve.

Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së

“Nuk është e vërtetë se unë përgatit skenarë për bojkot për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Unë mbrëmë dërgova një porosi të qartë edhe nga Tubimi në Saraj edhe në Çuçer Sandevë dhe po e them edhe këtu, ju bëjë thirrje të gjithë votuesëve që të dalin masovikisht ditën e zgjedhjeve më 8 maj dhe ta mbështesin kandidatin për president Pendarovskin dhe koalicionin për të ardhme evropiane në zgjedhjet parlamentare. Pra, pa përjashtim të kemi dalje masovike, të zgjedhim president dhe përbërje parlamentare dhe Maqedonia ta vazhdoj rrugën e saj evropiane”.

Kovaçevski përsëriti se e kanë marrë porosinë e votuesve në rrethin e  parë të zgjedhjeve për të gjitha gabimet që i kanë bërë gjatë 7 viteve të kaluara, por tha se do të vazhdojnë të shkojnë në çdo qytet për të takuar qytetarët dhe të kërkojnë mbështetjen e tyre. Kandidati i LSDM-së për president dhe presidenti aktual Stevo Pendarovski aktiviteteve të fushatës ju kthehet sonte, me tubim në Krushevë.

Të fundit