26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zgjedhje të lira kundër propagandës së errët

Për zgjedhje të drejta dhe demorkatike, partitë politike nuk duhet të ndikojnë në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në panel diskutimin e organizuar nga CIVIL “Zgjedhjet e lira kundrejt propagandës së zezë”, zv minstrja e brendshme, Sllavjanka Petrovska gjithashtu nënvizoi se duhet vullneti politik për fushatë pozitive dhe jo keqpërdorim e punonjësve të policisë.

Roli i MPB-së saj nuk ka të bëjë vetëm me ruajtjen e vendvotimeve ose materialit votues dy-tre ditë para zgjedhjeve, megjithatë ndikimi i punonjësve të policisë dhe në përgjithësi të punësuarve mund të keqpërdoret, ashtu siç ka ndodhur edhe në të kaluarën. Ne duhet të dërgojmë një mesazh që Ministria e Brendshme do t’i zhvillojë zgjedhjet në mënyrë profesionale, që do të thotë se mënyrat e vjetra të ndërhyrjes së partive në punën e ministrisë duhet t’i harrojmë”-tha Sllavjanka Petrovska, zv ministre e punëve të brendshme.

Profesoresha universitare Jasna Baçovska dhe koordinatori nacional për komunikime strategjike në Qeveri, Marjan Zabërçanec vlerësojnë se partitë politike kësaj radhe duhet të tregojnë nivel të përgjegjësisë politike. Sipas tyre, debatet politike, gjuha e urrejtjes dhe ofendimet nuk duhet të zhvillohen dhe të jenë pjesë e rrjeteve sociale.

Duke pas parasysh çfarë ndodhi në rrjetet sociale gjatë referendumit dhe zgjedhjeve presidencile nuk besoj që kësaj radhe do të jetë diçka më ndryshe. Partitë politike mund të bëjnë shumë, respektivisht ta kanalizojnë debatin politik në rrjetet sociale, respektivisht mos të lejojnë gjuhën e urrejtjes, ofendimet dhe fyerjet”-pohoi Jasan Baçovska, profesoreshë universitare.

Rol të madh si aktor në shoqëri kanë edhe partitë politike mirëpo kësaj radhe janë në një shesh të gjërë të opinionit. Kësaj radhe, sikurse edhe zgjedhjet e kaluara nuk kemi media kombëtare private, përveç njërës, të cilat hapur diskreditojnë ose hapur përkrahin një opsion politik, Teza ime qëndron në atë se në këto zgjedhje, fituesi do të vendoset në rrjetet sociale”-theksoi Marjan Zabërçanec.

Panelistët, mes tjerash nënvizuan se për realizimin e zgjedhjeve të rregullta rol të rëndësishëm kanë edhe mediat. Siç thonë ata, thuajse ka humbur cilësia e programeve që transmetohen për momentin, ndërkohë që mungojnë emisione për eurointegrimet, kulturën si dhe emisionet edukuese për sfera të ndryshme.

Të fundit