27/07/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Zjarri në një banes në Shkup, identifikohet viktima

Në zjarrin në një banesë në ndërtesën në rr.”Pandil Shishkov” në Shkup mëngjesin e sotëm jetën e ka humbur G.B. (76).

Siç njoftojnë nga MPB-ja, rreth orës 6:40 në SPB Shkup është marrë thirrje për zjarr në një banesë në ndërtesën në rrugën “Pandil Shishkov” në Komunën e Aerodromit.

“Nga ana e Brigadës zjarrfikëse, zjarri u lokalizua, ndërsa në banesë është gjetur i ndjeri G.B. (76). Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.

Më herët, QMK-ja njoftoi se ekipet e Brigadës së mbrojtjes zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit menjëherë kanë dalë në terren dhe kanë lokalizuar zjarrin, pa u përhapur në banesat fqinje.

Në lokalizimin e zjarrit kanë intervenuar 15 zjarrfikës me gjashtë automjete zjarrfikëse.

Të fundit