03/03/2024
11.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për Kosovën

Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë hequr vizat Kosovës. Kështu ka njoftuar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se, marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X./21Media

Të fundit