28/05/2024
11.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

21 dënime për parkim të gabuar

Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka intensifikuar aktivitetet për rend dhe siguri më të madhe me parkingjet në Tetovë. Dje , efektivët e policisë kanë ndërmarrë 21 masa të cilat janë sanksionuar automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme, kryesisht në zonën qendrore të qytetit. Vitin e kaluar (2022), në territorin e gjerë të Tetovës, numri i përgjithshëm i masave lidhur me parkimin e paligjshëm ishte 6373. Numri më i madh i
masave të vitit të kaluar janë shqiptuar në dhjetor (822), nëntor (772), tetor (711) dhe korrik (691). Kundërvajtësit do të përballen me gjoba që, në varësi të kundërvajtjes, variojnë nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë. Automjetet të cilat pengonin lëvizjen normale të përdoruesve të tjerë të rrugës janë marrë nga “shërbimi merimangë” i Tetovës. Kështu që numri i përgjithshëm i tyre vitin e kaluar ishte 4432 automjete të ngritura.TV KOHA

Të fundit