Regjistrohet viktima e parë si pasojë e gripit stinor për këtë vit. Bëhet fjalë për një
65 vjeçar nga Shkupi, te i cili është konstatuar influenca A/H3. Pacienti, i cili ka
ndërruar jetë nuk ka qenë i vaksinuar kundër gripit, ndërsa po kurohej në Klinikën
Infektive. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik theksohet se pacienti i cili ka
ndërruar jetë ka vuajtur edhe nga sëmundje të zemrës si dhe nga mushkëritë e
bardha. Nga Klinika Infektive nuk japin detaje për këtë rast. Jo zyrtarisht mësohet
se ai ka qenë i shtruar një muaj në Klinikë, përkatësisht gjatë gjithë dhjetorit,
ndërsa ka ndërruar jetë më 1 janar. Gjatë sezonit të gripit, gjithsej janë regjistruar 3
viktima. Dy nga Shkupi dhe një nga Dibra. Raporti i fundit i institutit të Shëndetit
Publik tregon se gjatë javës së parë të janarit janë regjistruar 821 raste me grip
stinor, që është për rreth 350 raste më shumë krahasuar me një javë më parë,
ndërsa për rreth 75% ky numër është më i lartë se periudhën e njëjtë të vitit të
kaluar. Moshat nga 0-4 vjeç mbeten më të prekurat nga gripi. Autoritetet
shëndetësore bëjnë apel për vaksinim kundër gripit. Nga Qendra e Shëndetit Publik
në Shkup thonë se me rritjen e numrit të të prekurve nga gripi është rritur dhe
interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.Deri më tash me vaksina kundër gripit
sezonal janë imunizuar rreth 60,000 qytetarë.TV KOHA