28/04/2024
19.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

26 vjet nga rënia e Komandantit Legjendar Adem Jasharit

Sulmi i gjerë që Serbia e kishte ndërmarrë në Drenicë për të eliminuar Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës ishte kthyer në një rrethim të hekurt për Lagjen e Jasharëve
në Prekaz, që ishte qendra dhe simboli i luftës për liri në Kosovë.Kjo ngjarje e
rëndë më 5, 6 e 7 mars të vitit 1998 kishte ngritur çështjen e Kosovës në krye të
agjendës botërore, dhe vazhdon të jetë një kujtim i lavdishëm për historinë e
kombit tonë.Në fakt, sot bëhen 26 vjet nga rënia e Komandantit Legjendar Adem
Jasharit, që bashkë me familjen e tij dhe Jasharët e tjerë e mbrojtën Kosovën nga
okupatori serb. Me rënien heroike të tij, Kosova mundi frikën dhe i hapi shtigjet e
lirisë dhe të ardhmërisë. Në Lagjen e Jasharëve në Prekaz është ngritur monumenti
më i madh për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe më 5, 6 e 7 mars të çdo viti,
kombi shqiptar kthehet me respekt dhe admirim për ta kujtuar këtë ngjarje të
lavdishme të historisë sonë më të re.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në 26-
vjetorin e nisjes së Epopesë së UÇK-së në Prekaz, ka thënë se liria për të cilin
luftoi komandanti Adem Jashari, sot është bërë në një vend ku sundon ligji.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se rënia heroike e Jasharëve, i dha jetë
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për
shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, Konjufca tha se “sa të ketë komb
shqiptar mbi dhe, secili do të vijë në Prekaz e do të frymëzohet aty ku u ngjiz
liria”.
Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, për herë të tretë nga forcat serbe rrethohet familja
Jashari. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, Adem Jashari me 21 anëtarët e familjes për tri
ditë rresht u bënë rezistencë forcave serbe. Në shenjë solidariteti me rezistencën e
familjes së Adem Jasharit iu bashkëngjiten edhe lagjja Jashari e Prekazit. Në këtë
betejë të pa barabartë ndërmjet forcave serbe dhe familjes Jashari mbetën të vrarë
20 anëtarë të familjes Jashari dhe 34 anëtarë të lagjes Jashari nga Prekazi. Nga
familja Jashari mbeti gjallë vetëm vajza e Hamëz Jasharit, Besarta.

Të fundit