14/10/2024
11.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Presidenti Pendarovski e nënshkroi ligjin që lejon fushata shtetërore me pagesë në mediat private

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski e ka nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale. Me këtë, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare, hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore të cilat do t’i rikthejnë fushatat shtetërore me para nga buxheti në mediat private.

Presidenti Pendarovski nënvizon se në Ligj qartë është definuar se çfarë paraqet fushatë shtetërore me interes publik, në nivel shtetëror ose lokal.

“Njëkohësisht, ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, gjegjësisht lartësinë e mjeteve të cilat nga buxheti i shtetit mund të shpenzohen për fushata në nivel shtetëror dhe lokal. Ligji parashikon procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësuesit e partive politike edhe nga pushteti edhe nga opozita, në bazë prioriteti”, thonë nga Kabineti i Presidentit.

Gjithashtu, siç shtojnë nga Presidenca, në ligj precizohen kriteret sipas të cilave mund të konkurrojnë radiodiifuzerët në të cilët do të tregohen fushatat shtetërore ose lokale.

Të fundit