Të tjera lajme

3.000 denarë për të rinjtë deri në 23 vjeç në Maqedoninë e Veriut – ja cilat janë kushtet

Të rinjtë deri në moshën 23-vjeçare në Maqedoninë e Veriut mund të përfitojnë 3.000 denarë shtesë në muaj, në kuadër të masës së njohur si “Shtesa Rinore”.

Kjo mbështetje u dedikohet të rinjve që tashmë janë të punësuar ose që do të krijojnë marrëdhënie pune në kompani me veprimtari prodhuese. Një nga kushtet kryesore është që aplikuesit të kenë të përfunduar të paktën arsimin e mesëm.

Sipas institucioneve përgjegjëse, qëllimi i kësaj mase është të rrisë interesimin e të rinjve për profesionet teknike dhe prodhuese, si dhe të përmirësojë standardin e jetesës për ata që hyjnë herët në tregun e punës.

Nga Qeveria theksojnë se kjo masë tashmë përfshin mijëra të rinj çdo vit dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si pjesë e politikave për mbajtjen e të rinjve në vend dhe përballimin e mungesës së fuqisë punëtore në sektorin industrial.

Të fundit