Një 68-vjeçar vdiq nga helmimi nga tymi dhe 24 persona u plagosën lehtë nga zjarri në spitalin San Carlos në Madrid, raportojnë mediat spanjolle.
— Aiden (@tr4shy4iden) May 14, 2023
Zjarri ka shpërthyer në dhomën ku burri ka humbur jetën dhe është parandaluar përhapja e tij.
Sipas El Mundo, pacienti ishte vetëm në atë kohë. Gazeta shton se zjarri ka rënë në Departamentin e Psikiatrisë. Mes të plagosurve ka policë, sigurim dhe personel mjekësor dhe pas ndihmës së ofruar, të gjithë janë mirë.