27/05/2024
19 C
Tetovo

Të tjera lajme

579 vjetori i Besëlidhjes Arbërore të Lezhës/ Ahmeti: Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare

Me këtë rast, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një statusi në rrjetin social Facebook shkruan se edhe pas më shumë së pesë shekujve, shqiptarët duhet të kenë udhërrëfyes pikërisht porosinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeut për bashkim rreth idealeve kombëtare.

Sot kujtojmë një nga çastet historike që qëndron në piadestalet e larta të kujtesës me aktin e bashkimit kombëtar, 579 vjetorin e Besëlidhjes Arbërore të Lezhës.

Ai Kuvend me nismën e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut ku princërit arbëror i dhanë besën njëri – tjetrit për lirinë e atdheut, me madhështinë e tij ka tejkaluar konceptin e kohës, porosia e tij jeton sot mes nesh edhe pas më shumë se 5 shekujsh dhe duhet të jetë udhërrëfyesi i vetëm i veprimit tonë kombëtar të së sotmes.

Bashkë të pathyeshëm rreth idealeve tona kombëtare! Qoftë e përjetshme lidhja mbarëkombëtare shqiptare!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=744772693683522&set=a.465898708237590

Të fundit