Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë të gjysmëfinale së Ligës së Kampionëve me sonte zhvillohet ndeshja kthyese mes Arsenalit dhe Atletiko Madrid. Fituesi nga kjo ndeshje do të kualifikohet në finale që do të luhet më 30 Maj me fillim në ora 18:00 në “Puskas Arena” nw Budapest.
Skuadra londineze Arsenali synon të shfrytëzojë formën e shkëlqyer dhe normalisht edhe përkrahjen e tifozëve vendas përballë Atletico Madridit, në përpjekje për të siguruar një vend në finalen e Ligës së Kampionëve pas dy dekadash pritjeje.
Skuadra londineze mbetet e pamposhtur në këtë edicion të garës, me 10 fitore dhe 3 barazime, ndërsa së fundmi triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Fulhamit në kampionat, duke konfirmuar formën e lartë.
Në anën tjetër, madrilenët e Diego Simeones vijnë pas fitores 2-0 ndaj Valencias në kampionat dhe synojnë rikthimin në finalen e Championsit për herë të parë që nga sezoni 2015/16.
Historiku i përballjeve favorizon Arsenalin, i cili është i pamposhtur në nëntë ndeshje ndaj skuadrave spanjolle, ndërsa Atletiko ka hasur vështirësi në transfertat në Angli kohët e fundit. Megjithatë, përvoja e madrilenëve në fazat gjysmëfinale mbetet një faktor i rëndësishëm, pasi kanë fituar gjashtë nga shtatë gjysmëfinalet e fundit evropiane.
Ndeshja në Londër do të jetë vendimtare për përcaktimin e finalistit, me Arsenalin që mbështetet në formën e fortë në shtëpi dhe Atletico që synon të shfrytëzojë përvojën në këtë fazë të garës.
TV KOHA







