Dje, në ora 13:30 në Gostivar, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Gostivar kanë privuar nga liria një 37-vjeçar nga Gostivari. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe në ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar disa pako me marihuanë, një peshore digjitale dhe 68.500 denarë. Pastaj, në ora 21:40, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria edhe një 38-vjeçar nga fshati Zdunjë e Gostivarit, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215 të Kodit Penal. Të dy janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Dje, në ora 18:30, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova për shkak të dyshimit të bazuar për vjedhje të kryer. Më parë, po atë ditë në ora 14:30, një 44-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 08:30 para hyrjes së Komunës së Tetovës i është marrë një trotinet elektrik. Pas ndërmarrjes së masave, kryerësi është identifikuar dhe shoqëruar në polici dhe ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Sot, pas mesnate në ora 01:30 në rrugën rajonale Tetovë – fsh. Jazhincë, afër fshatit Leshkë të Tetovës, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Tearcë kanë privuar nga liria një 31-vjeçar nga fshati Zhilçë e Tetovës. Gjegjësisht, ai, pa pasur leje drejtimi, ka drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volksvagen Passat” me targa të Tetovës, ka shkaktuar aksident trafiku dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas gjetjes së tij, është kryer testi i alkoolit, me ç’rast i janë matur 1,46 promilë alkool në gjak. Automjeti është sekuestruar, ndërsa ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.
……Në rrugën “Predrag Jançeski” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 46-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “dëmtim i sendeve të huaja” sipas nenit 243 të Kodit Penal. Gjatë kësaj, është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit dhe tek ai janë matur 1,28 promilë alkool në gjak, pas së cilës është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
……Pas mesnate, në ora 01:20 në SPB Tetovë, një grua 34-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se bashkëshorti i saj, me të cilin janë në procedurë divorci, e ka thirrur në telefon dhe i ka drejtuar kërcënime asaj dhe fëmijëve të tyre të mitur, duke shkelur kështu vendimin e Gjykatës Themelore Tetovë për ndalimin e afrimit dhe kontaktit, të sjellë në nëntor të vitit 2025. Po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
……Sot në mëngjes në ora 06:15 në SPB Tetovë, një 27-vjeçar nga fshati Forinë e Gostivarit, ka denoncuar se në rrugën “Ilinden” në Tetovë është sulmuar fizikisht nga një person nga Tetova, i cili ka përdorur edhe një send të fortë. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.







