Të tjera lajme

LAJM I HIDHUR: VDES GAZETARI SPORTIV SAMI ADEMI I

Një lajm i trishtë ka mbërritur pasditën e kësaj të mërkure për komunitetin sportiv dhe më gjerë, pasi është ndarë nga jeta gazetari më i vjetër sportiv shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Sami Ademi.

Legjenda e gazetarisë sportive ndërroi jetë pasditën e sotme, ndërsa javëve të fundit kishte vuajtur nga një sëmundje e rëndë. Me një karrierë të gjatë dhe të pasur, Ademi la gjurmë të pashlyeshme në gazetarinë sportive, duke qenë një një model për breza të ri të gazetarëve dhe komentaroëve.

Samiu ka  lënë  gjurmë të thella si gazetar sportiv dhe do të kujtohet përherë për profesionalizmin dhe virtytet e tij, që e bënin një figurë të veçantë dhe të respektuar kudo. Ai ishte një zë i fuqishëm dhe i respektuar i kësaj fushe. Ikja e tij e hershme është një humbje e madhe për gazetarinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku jetojnë e veprojnë shqiptarët

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në kohën e namazit të drekës, në varrezat e Butelit në Shkup.

Reagime dhe ngushëllime të shumta kanë ardhur nga gazetarë, kolegë dhe figura të ndryshme të medias, institucioneve dhe jetës publike, të cilët kanë vlerësuar lart kontributin dhe figurën e tij, duke e cilësuar si një humbje të madhe për gazetarinë dhe sportin në vend.

Të fundit