Të tjera lajme

ZHURMA E STUDENTËVE ENDE JEHON, SHQIPJA HAP EDHE TEMA TË TJERA

Pavarësisht zotimit të Kryeministrit Hristjan Mickoski, bashkëkryetarëve të VLEN-it Izet Mexhiti dhe Bilall Kasamai dhe shumë eskponentëve tjerë, se provimi i jurispodencës në gjuhën shqipe është punë e kryer, Ministri i Drejtësisë Igor Filkov vazhdon të mbaj qëndrim se provimi mund të jepet vetëm në gjuhën maqedonase. Sipas tij, ky provim është një proces profesional dhe gjuha maqedonase është e vetmja gjuhë zyrtare që shërben si themel i sistemit juridik në të gjithë territorin. Filkov i ka cilësuar kërkesat e studentëve si “manipulim i rrezikshëm” dhe përpjekje për presion politik, duke theksuar se nuk do të lejojë minimin e rolit të gjuhës maqedonase. Por, Bilall Kasami thotë se deklaratat e tilla janë vetëm për pikë politike, nga një Ministër që pritet të zavendësohet me rikonsturimin e qeverisë që pritet të ndodhë së shpejti.

Deklarat – BILALL KASAMI – KRYETAR I VLEN-it

Sot ka reaguar ashpër BDI-ja në lidhje me videon që po qarkullon nëpër media ku një autobus me studentë nga Tirana, që po udhëtonte për t’iu bashkuar protestës, u ndalua dhe u pengua në pikën kufitare të Bllatës BDI ka denoncuar video-incizime ku shihet keqtrajtimi i studentëve nga policia, duke përfshirë presion fizik dhe verbal.

 “Video-incizimet e publikuara sot në media, ku shihet trajtimi apo më mirë të themi keqtrajtimi i studentëve shqiptarë nga Tirana nga ana e policisë, janë dëshmi e një skandali institucional. Ata studentë nuk erdhën për të provokuar askënd. Erdhën për të mbështetur studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut në kërkesën e tyre të drejtë për përdorimin zyrtar dhe të plotë të gjuhës shqipe. T’i ndalosh, t’i pengosh dhe t’i trajtosh si kërcënim studentët që solidarizohen me një kauzë gjuhësore e kombëtare, është akt i papranueshëm. Deklarata e tyre se janë ndjerë “të marrë peng” e tregon qartë përmasën e këtij keqtrajtimi. Ky nuk është rend publik. Ky është presion politik ndaj studentëve shqiptarë dhe ndaj çdo zëri që kërkon barazi. Aq më tepër skandaloze është kërcënimi me ulurima i policëve ndaj fëmijëve në anglisht “mbylle gojën” dhe goditja me grusht në gjoksin e një të mituri. BDI kërkon dorëheqje nga zëvendësministri Astrit Iseni. Kërkon përgjegjësi të menjëhershme nga MPB dhe sqarim publik për çdo veprim policor. Në një shtet demokratik nuk pengohen studentët që kërkojnë e drejta të respektohen. Ndërsa gjysëmkryetarët e VLEN-it nuk guxojnë zë të nxjerrin”, thonë nga BDI.

Gjatë protestës në Shkup pati vonesa, ndalesa policore dhe u arrestuan tre persona./Tv Koha/

Të fundit