Zëvendësdrejtori i Doganave, Mustafa Dauti, ka njoftuar se Sektori për Kontroll dhe Hetime, përmes Departamentit për Punë Operative, ka parandaluar një tentim për transfer ilegal të parave të gatshme në vlerë prej rreth gjysmë milioni eurosh, të fshehura në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus nga Shqipëria.Sipas Dautit, bëhet fjalë për një nga konfiskimet më të mëdha historike të devizave, ndërsa devizat dhe automjeti janë konfiskuar përgjithmonë.
Në pikën kufitare Tabanoc është parandaluar një tentativë për transferim të paligjshëm të parave cash në vlerë prej gjysmë milioni eurosh, njoftoi sot Zv/drejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti.
Sipas Dautit, paratë janë gjetur në një bunker të ndërtuar posaçërisht në një minibus, të paketuara në qese.
BOBAN NIKOLOVSKI – Drejtoria e Doganave
“Kjo është konfiskimi më i madhe deri më tani në historinë e Doganave.Devizat dhe automjeti janë konfiskuar përgjithmonë, ndërsa autori është shtetas i Shqipërisë dhe ndaj tij tashmë është shqiptuar aktgjykim nga gjykata në Kumanovë. Minibusi është në pronësi të një agjencie turistike nga Shqipëria, ndërsa në të po transportoheshin shtatë udhëtarë”
Paratë janë zbuluar me skaner, i cili ka konstatuar modifikime në automjet.
Sipas drejtorit, se kujt i përkasin eurot do ta përcaktojnë institucionet tjera kompetente, por është e sigurt se ato do të derdhen në buxhetin e shtetit dhe do të përdoren për ndërtimin e rrugëve të reja, spitaleve, shkollave etj.
Doganierët që konfiskuan eurot do të shpërblehen me nga 10 mijë denarë secili.
Në përputhje me ligjin, devizat e konfiskuara janë dorëzuar menjëherë në Agjencinë për pronën përkohësisht të konfiskuar , e më pas janë depozituar në Bankën Popullore të Maqedonisë. /Tv Koha/







