Të tjera lajme

KLUBI I ATLETIKËS ‘’KAMJANI’’ KA  NISUR SHKËLQYESHËM SEZONIN 2026

Klubi i atletikës i themeluar  vetë  para  pesë viteve   në  garat  e  sezonit 2026  është  duke  shënuar rezultate shumë të mira  falë punës  së  palodhshme të trajnerit Ibraim Xhemalin përkundër  kushteve  mjaft modeste. Në kategorinë  e pionierëve  janë shpallur kampion shtetërorë

 Sezoni  i garave të  atletikës  që  organizohen  nga  Federata e Atletikës së Maqedonisë  së Veriut  zyrtarisht ka  filluar  në  prill  me  hapjen e  sezonit  dhe  deri  më tani janë  zhvilluar  disa  gara të vlefshme  për renditjen e klubeve  në të gjitha kategoritë për djem dhe vajza  . Në mesin e ekipeve  pjesëmarrës   në  garat e parapara  për  vitin 2026  me ekip të kompletuar ka marrë pjesë edhe klubi i atletikës Kamjani  që drejtohet nga  ish atleti Ibraim Xhenailin vazhdon punën  me seriozitetin e  nivelit të lartë bazuar na cilësinë dhe talentin e atletëve të rinj. Ibraim Xhemaili për TV Koha thotë se është i kënaqur me  të arriturat e deritanishme falë  edhe përgatitjeve  gjatë sezonit dimëror dhe cilësinë e disa atletëve  për çka ekip ka një të ardhme  të ndritshme 

 IBRAIM XHEMAILI – Trajner

 ‘’Do të veçoja Arti Xheladinin i cili është një kampion shumë i mirë , është mjaftë i shpejt ka rezultate personale edhe pse është vetëm 14 vjeçar,  vrapon nën  12 sekonda në 100 metërshin. Kryesisht ai edhe  në garat  dimërore  në Beogradi i  fitoi vendet e para  në  200 m, dhe në 60 m , dy garat  radhazi dhe është një talent  shumë i mirë , është punëtorë  dhe vazhdojmë të punojmë me te.  Kemi edhe Diar Xhemailin i cili është mjaftë punëtorë, ka  rezultate mjaft të mira në 300  dhe 800 metra sepse është  atlet  i  shtigjeve  të mesme . Mirëpo tani po punojmë pak në shpejtësi  deri  sa  janë  pak më të vegjël . I kemi edhe  vajzat mjaft të mira, një grup vajzash  2012 – 2013 të  lindura. Te pionieret janë mjaftë të mira dhe janë  fituese  të garave  te pionierët që  u mbajtën para  disa  ditë  dhe  janë kampione  shtetërore’’ deklaroi trajneri Ibraom Xhemaili

  Klubi  atletikës Kamjani në radhët e veta ka  një numër të konsiderueshëm të  garuesve  por  me  cilësi dhe rezultate veçohen  Arti Xhemaili dhe Ilijana  Sallai

 ARTI XHEMAILI – Atlet

’Në këtë sezon kemi arrititur shumë me trajnerin Ibraim Xhemaili. Domethënë kemi stërvitur shumë, kemi ardhur  çdo  ditë në stërvitje  kemi qenë të disiplinuar. Dhe unë jam  shumë i kënaqur me  rezultatet  sidomos  në 100  dhe  300 metra ku kam thyer rekorde prej në  40  në 38 sekonda  edhe  100-shin e kam  bërë 11 sekonda e 93 të qindtat. Domethënë jam  shumë i kënaqur me rezultatin  tim’’ deklaroi atleti Arti Xhemaili

 ILIJANA SALLAI – Atlete

’Jam shumë e kënaqur  me rezultate  që kam arritur,  Unë jam  sprintere  vrapoj  në  disiplina  60 m, 100, 200 dhe  300 metra. Në 300 metra  kam  rezultat  shumë të mirë  dhe jam shumë e kënaqur edhe rezultatin në 100 metra’’ deklaroi  atletja  Ilijana  Sallai

 Garat  në  organizim të Federatës së Atletikës së Maqedonisë  së Veriut   vazhdojnë edhe  këtë fund  javë me  kampionatin  shtetëror  për  të  rinjë  që do të  mbahet  në  Shkup 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Të fundit