Dje në ora 17:00 në Stacionin Policor të Tetovës, një 52-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 15:00 në oborrin e shkollës në Reçicë të Vogël, djali i saj 17-vjeçar, për shkak të një keqkuptimi të mëparshëm, është sulmuar fizikisht nga tre persona, njërin prej të cilëve e njihte.
……Dje në ora 18:00 në Stacionin Policor të Gostivarit, një 36-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 14:45 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga dy të mitur të tjerë.
……Dje në ora 17:20 në SPB Tetovë, një 31-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:30 në rrugën “110”, pas një aksidenti paraprak trafiku dhe një debati verbal, është sulmuar fizikisht nga një 42-vjeçar nga Tetova.
……Dje në ora 21:15 në rrugën “Mllaki” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga fshati Vrapçisht. Ai është kapur duke drejtuar automjetin e udhëtarëve “Volksvagen Golf” me targa të Gostivarit pa pasur të kryer provimin për patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
…..Dje në ora 20:50 në kryqëzimin e rrugës “172” dhe rrugës “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria tre persona të moshës 26, 20 dhe 21 vjeçare, të gjithë nga fshati Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pasi tek ata është gjetur dhe sekuestruar marijuanë dhe një grirëse. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.
……Dje në ora 22:00 në fshatin Nerasht të Tetovës, zyrtarë policorë nga Njësia Policore e Tearcës kanë privuar nga liria një 20-vjeçar nga po i njëjti fshat. Personi është ndaluar derisa po drejtonte automjetin e udhëtarëve “BMV” me targa të Tetovës pa pasur patentë shoferi. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Dje në ora 23:10 në rrugën “Luboten” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar një 35-vjeçar nga Tetova pasi është sjellë në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë të cilët po ndërmerrnin veprime zyrtare. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.







