Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami në brifingin me gazetarët tha se së shpejti do të vendosen edhe semaforët në bulevardin Vidoe Smilevski Bato, te dy kryqëzimet që dalin të jenë problematike, ai te kontrolli i vjetër teknik dhe tek kazerma.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
Kasami tha se pas vendosjes së sitemit të ri të semaforëve tek kryeqëzimi që gjendet afër shkollës së memse medicinale, edhe të kryqëzimi i Xhamisë së Larme do të vendoset sistem i ri i semaforëve, me sekonda dhe me standarte të larta të sigurisë së trafikut.
BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës
Me depërtimin e bulevardit VS Bato deri në fshatin Poroj, është rritur dukshëm frekuentimi i këtij aksi, ndërsa në proporcion të drejtë është rritur edhe numri i aksidenteve në këto udhëkryqe që funksionojnë pa semaforë. Pavarësisht se ka shenja trafiku për përshtatje të shpejtësisë dhe përparësisë në udhëkryq, si duket jo të gjithë i shohin dhe respektojnë meqë çdo javë në këto dy kryqëzime ndodh të paktën një aksident./Tv Koha/







