Pas 30 vitesh, ish-maturantët e Gjimnazit të Tetovës u rikthyen në bankat shkollore për të kremtuar jubileun e maturës. Mes përqafimeve, kujtimeve dhe emocioneve të veçanta, gjenerata e vitit 1995/1996 evokoi vitet më të bukura të rinisë, duke dëshmuar se miqësitë e vërteta i rezistojnë kohës.
Pasditen e së shtunës oborri i Gjimnazit të Tetovës gumëzhinte nga zhurma. Kësaj radhe nuk ishin nxënësit e këtij Gjimnazi që pikërisht këtë ditë kishin provimin e maturës.
Ishin tubuar gjenerata e maturanëtve të vitit shkollor 1995/1996 të cilët kremtonin 30-vjetorin e maturës.
Takime me shokët e gjeneratës, evokime kujtimesh, takime me kujdestarët e klasës ishin pamjet që përsëriten gati se në çdo përvjetor mature.
Organizatorët e këtij eventi thanë se e kishin patur të lehtë organizimin e 30-vjetorit, falë rrjeteve sociale.
TON
Nga kjo gjeneratë kanë dalë emra të njohur që po lënë shenjë në shumë sfera të jetës.
TON
Një nga kujdestarët e klasës shprehej i emocionuar nga ky takim. Thotë se i mban mend si nxënës të dalluar.
ALIVEBI ABDULLAHI – Ish Kujdestar klase
Profesori Alivebiu thotë se në atë kohë nxënësit kanë respektuar mësimdhënësit.
ALIVEBI ABDULLAHI – Ish Kujdestar klase
Takimi në klasë, ora e improvizuar mësimore, shakatë se kush mungon e kush ka ikur nga ora, mbretëruan pasditen e së shtunës në klasat e Gjimnazit, për të vazhduar me mbrëmjen e 30-vjetorit të maturës në një nga Restoranet e Tetovës./Tv Koha/







