Të tjera lajme

Privohen nga liria dy persona, në automjet u gjetën pushkë gjuetie

Ministria e Punëve të Brendshme informon se janë privuar nga liria dy persona nga rrethina e Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin, janë gjetur pushkë gjuetie.

“Më 12.06.2026, në orën 23:45, në rrugën ndërmjet fsh. Shishovë dhe fsh. Gërçec, në territorin e Komunës së Sarajit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup i privuan nga liria N.S. (54) nga fsh. Saraj dhe R.S. (58) nga fsh. Krushopek.Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e pasagjerëve “Hjundai” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte R.S., ndërsa N.S. ishte pasagjer, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dy pushkë gjuetie të markës “Baikal”, të kalibrit 12 mm, 22 fishekë gjuetie dhe sende të tjera”, njoftoi MPB.

Personat janë ndaluar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të parashtrohet parashtresë përkatëse

Të fundit