Të tjera lajme

Kryepolici Toshkovski: Dhuna në familje është rritur për 67 për qind

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se vetëm gjatë periudhës janar-maj, dhuna në familje është rritur për 67 për qind duke regjistruar 768 vepra penale në krahasim me vitin e kaluar që ishin regjistruar 460. Toshkovski tha se vetëm në dy javët e para të qershorit janë regjistruar edhe 89 vepra të reja penale të dhunës në familje.

Duke iu referuar gjendjes së dhunës mes bashkëmoshatarëve, ministri informoi se këtë vit janë regjistruar 93 incidente në 64 shkolla, që paraqet rritje krahasuar me vitin e kaluar

“Veçanërisht shqetësues është fakti se dhuna ndaj fëmijëve është dyfishuar më shumë, ndërsa vepra penale e përdhunimit të fëmijës nën moshën 15-vjeçare është regjistruar gjashtë herë, krahasuar me vetëm një rast në periudhën e vitit të kaluar. Këto janë të dhëna që nuk guxojnë të mbeten pa reagim”, theksoi Toshkovski.

Ministri tha se gjatë këtij viti janë paraqitur 601 kallëzime penale, ndërsa masa të ndjekjes penale janë ndërmarrë ndaj 609 personave.

Të fundit