Të gjitha klubet që garojnë në Ligën e parë dhe të dytë janë të obliguar të shlyejnë të gjitha obligimet ndaj FFM-së, ndryshe nuk mund të garojnë. Ndërsa ne sezonin e ri garat në nivel kombëtar dhe rajonale janë ndarë në gjashtë rajone.
Këshilli Drejtues i Federatës së Futbollit të Maqedonisë në seancën e djeshme në kuadër të kompetencave që ka shqyrtuar dhe ka miratuar disa vendime të rëndësishme në prag të fillimit të sezonit të ri 2026/2027 në Ligën e Parë dhe të dytë. Ndër vendimet më të rëndësishme që janë miratuar në seancë e djeshme të Këshillit drejtues janë që para fillimit të kampionatit të ri të shlyejnë të gjitha obligimet që kanë nda FFM-së.
FFM-ja, sic thuhet në komunikatë, disa herë u ka dalë në ndihmë klubeve duke u mundësuar shlyerjen e obligimeve konform marrëveshjeve të ndërsjella. Por, një pjesë e klubeve nuk i kanë respektuar dinamikat e dakorduara të pagesës dhe për këtë shkak Këshilli Drejtues ka vendosur se është e domosdoshme të respektohet disiplina financiare dhe trajtim të njëjtë për të gjitha klubet.
Këshilli Drejtues i FFM-së me qëllim përmirësimin e organizimit të futbollit në Maqedoni, ka miratuar edhe sistemin e propozuar të FFM-së për rregullimin e organizimit dhe strukturës së garave në nivel kombëtar dhe rajonal në futbollin e të rriturve. Sipas propozimit të miratuar, ndarja e re territoriale e Federatës së Futbollit të Maqedonisë do të organizohet në gjashtë rajone.
Rajonet ku më tepër gravitojnë komunat shqiptare janë Rajoni 1 ku janë përfshirë të gjitha komunat e qytetit të Shkupi. Kumanova dhe Likova janë përfshirë në rajonin 2,. Në rajonin e 5-të janë të përfshira edhe Ohri, Struga, Kërçova dhe në rajonin e 6-të janë të përfshira Komunat e Jegunovc, Tearcë, Tetovë, Zhelinë, Bërvenicë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Dibër dhe Qendër Zhupa.
Shaban Sinani – TV Koha







