Kampionati Botëror i futbollit nga dita e sotme nis me ndeshjet e xhiros së tretë ku edhe do të mësohen 32 ekipet që do të kualifikohen në fazën e eliminim direkt. Në 48 ndeshje të zhvilluar janë regjistruar 34 fitore, 14 barazime , 142 gola të shënuar dhe tetë kartonë kuq.
Me katër ndeshjet që u zhvilluan mbrëmë dhe në orët e hershme të mëngjesit u kompletuan të gjitha ndeshjet e xhiros së dytë. Në 48 ndeshjet e zhvilluara janë regjistruar 34 fitore dhe 14 barazime me 142 gola të shënuar dhe tetë kartonë të kuq, ndërsa zyrtarisht shtatë vende kanë siguruar kualifikim fazën e eliminimit direkt.
Në Grupin K, Portugalia demoloi Uzbekistanin me rezultatin 5-0, ndërsa në këtë ndeshje shkëlqeu Cristiano Ronaldo i cili realizoi 2 gola dhe bëhet lojtari i parë që shënon në gjashtë Kupa të ndryshme Bote.
Portugezi është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një Kupë Bote. Rekordi i përket Roger Milla, sulmuesi kamerunas ishte 42 vjeç e 39 ditë kur shënoi kundër Rusisë në Kupën e Botës SHBA 1994.
Situata paka sa më e ndërlikuar psrsqitet në grupin ‘’L’’ ku garojnë Anglia dhe Kroacia. Anglia nuk arriti të nxjerr më tepër se barazimi 0-0 kundër Ganës edhe pse pati 78.8% posedim të topit. Kjo përqindje është tashmë më e larta e regjistruar ndonjëherë nga një kombëtare në një ndeshje të Kupës së Botës pa arritur të shënojë.
Nga ana tjetër Kroacia me një gol të vetëm të realizuar nga Budimir në minutën e 54-të mundi Panamanë 1-0. Në këtë ndeshje kapiteni Luka Modriq regjistroi paraqitjen e 200 për kombëtaren kroate.
Sonte dhe nesër do të zhvillohen plotë 8 ndeshje të raundit të tretë, Bosnja e Hercegovina – Katari, Zvicra – Kanada, Maroku – Haiti, Skocia – Brazili, Çekia – Meksiko, Afrika e Jugut – Koreja e Jugut, Kurasao – Bregu i Fildishtë dhe Ekuadori – Gjermania.
Shaban Sinani – TV Koha







