Të tjera lajme

SHKËNDIJA PËSON HUMBJE 0:4 NGA HAJDUKU I SPLITIT

Klubi i futbollit Shkëndija në kuadër të përgatitjeve  në Slloveni dje në orët e pasdites ka zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese, kësaj radhe kundër Hajdukut të Splitit  të  cilën e humbi 0-4. Nga  Shkëndija  kanë njoftuar se është larguar edhe futbollisti Ronaldo Vebster i cili  bëhet pjesë e ekipit rumun Universitatea Krajova.
 

Kuqezinjtë tetovar në kuadër të përgatitjeve më Slloveni, dje  në  Lubjanë kanë  zhvilluar ndeshjen e dytë kontrolluese, kësaj  radhe  kundër Hajdukut të Splitit.

Takimi përfundoi me fitore 4:0 të skuadrës kroate, ndonëse se situata në fushë nuk pasqyronte plotësisht këtë rezultat të thellë.

Lojtarët e Hajdukut pothuajse kanë shfrytëzuar të gjitha raste e krijuara, ndërsa  nga ana tjetër futbollistët kuqezi edhe pse krijuan disa raste ato nuk i shfrytëzuan.

Trajneri Artim Pollozhani shfrytëzoi edhe këtë përballje për t’u dhënë minuta sa më shumë futbollistëve, duke vazhduar procesin e ndërtimit të skuadrës dhe implementimit të ideve tekniko-taktike, në një periudhë kur ekipi po kalon ngarkesa të mëdha fizike.

Përgatitjet e Shkëndijës në Slloveni vazhdojnë sipas programit, kështu që ndeshja e  tretë kontrolluese është caktuar  për datën 27 qershor kundër NK Celje.

Ndërkohë që nga  klubi i  futbollit Shkëndija njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me klubin rumun Universitatea Craiova për transferimin e futbollistit xhamajkan, Ronaldo Vebster.

Pas negociatave mes dy klubeve, është arritur akordi për dëmshpërblimin e kartonit të lojtarit, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin rumun.

 SHABAN SINANBI – TV KOHA

Të fundit