Të tjera lajme

BDI-ja e sotshme dështoi në protestën kundër dështimeve të BDI-së së djeshme!

BDI pas dy dekadave keqqeverisje po fundoset duke u përpëlitur për të mbijetuar.

Protesta e mbrëmshme në Tetovë ishte pasqyra më e qartë se populli nuk është kundër subjektit, por kundër mashtrimeve të tyre të përsëritura.

Protestat i sollën si ide që nga viti 2024 kur populli i nxori nga pushteti që e kishin shndërruar në pashallëk.

Me tenda para Gjykatës Kushtetuese, rreth zjarreve fërkonin duart dhe kujtonin ditët në pushtet me nostalgji.

Më vonë, kur studentët u bashkuan për një kërkesë krejt legjitime ata që duhej ta zgjidhnin këtë çështje u turrën të parët në protestë.

Tentuan të keqpërdorin të rinjtë por dështuan, në fakt ishte hera e parë që një parti protestonte kundër mosveprimeve të veta pas 22 viteve qeverisje.

Ata nuk e zgjidhën çështjen e studentëve, dolën në protestë por përgjegjësia jonë institucionale po e zgjidh këtë çështje përfundimisht.

BDI-së i pëlqeu protesta kundër vetes. Pas dy daljeve radhazi për një problem që vetë e kishin krijuar, fituan vetëbesim të gabuar dhe thirrën edhe një protestë tjetër po ashtu si pasojë e moszgjidhjeve të tyre.

Por edhe këtë po e bëjnë në vendin e gabuar pasi që qytetarët e tetovës i dëbuan nga Tetova që në vitin 2021.

Siç dështuan në zgjedhje, po dështojnë në protesta dhe gjithkund tjetër.

Subjekti më jetë gjatë në pushtet po përfundon aty ku e ka vendin.

Po braktiset nga populli sepse është e njëjta parti që boshatisi shtëpitë shqiptare, braktisi të rinjtë e të moshuarit, nuk pa dhe nuk dëgjoi.
Sot populli po u përgjigjet me të njëjtën kartë.

Nëse BDI mendon që ndjesinë kombëtare e ka më të fortë se VLENI, gabojn rëndë, pasi shqiptaria nuk matet me fjalë por me vepra, e me veprat tuaja po e shohim shum mirë se në çfarë halli i keni lënë shqiptarët, me qinda mijëra i keni detyruar ta braktisin vendin, për të kërkuar jetë më të mirë.

Kur BDI kishte pushtet lokal komunat tona kundërmonin nga mbeturinat.

Sot kur pushteti lokal po udhëhiqet nga VLEN gjithandej në çdo komunë po vjen era asfalt, gjelbërim e projekte të dobishme për qytetarët.

Si shum çka tjetër ashtu edhe emrat e rrugëve ne Tetovë qe BDI për 22 vite pushtet nuk i bëri me ligjë, por gjithçka la shkel e shko, VLEN do ti bën me ligj, që të njejtat rrugë me emra shqip askush asnjëherë të mos mundet t’i kontestojë apo t’i rrëzojë më.

VLEN është e tashmja dhe e ardhmja e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, pasi ne po punojmë me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm, drejt të drejtave të plota dhe zgjidhjeve të vërteta, e jo atyre gjysmake.

Të fundit