Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për media deklaroi se nuk ka ndërmend të kandidojë për president të shtetit në zgjedhjet e vitit 2029 dhe se, pas përfundimit të mandatit si kryeministër, do t’i rikthehet punës në fakultet.
Deklaratën e bëri në kontekst të diskutimeve për Kodin e ri Zgjedhor, duke thënë se po përhapen spekulime se propozimi i VMRO-DPMNE-së që diaspora të votojë në mënyrë elektronike lidhej me një kandidaturë të tij të mundshme për president.
HRISTIJAN MICKOSKI – Kryeministër
“Ja, t’ua lehtësoj punën – nuk do të kandidoj. Kur të më përfundojë mandati si kryetar i Qeverisë, do të kthehem në fakultet, mes studentëve. Nuk kam një ambicie apo dëshirë të tillë. Vetëm le ta mundësojnë që diaspora ta ushtrojë të drejtën e saj të votës në mënyrë elektronike, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale”
Gjatë prononcimit, Kryeministri Mickoski deklaroi se tashmë I ka marrë propozimet e VLEN-it dhe partisë ZNAM për ministrat e rinj në Qeverinë e riformatuar dhe se këto propozime, sipas tij, janë në rregull dhe pret punë më të suksesshme të përbërjes së re qeveritare.
Ai nuk I bëri publike emrat, duke pohuar se këtë duhet ta bëjnë VLEN dhe ZNAM.







