Nga 1 korriku, pacientët do të kenë qasje më të lehtë në terapinë antikoagulante, pasi tre barna të rëndësishme Enoxaparin, Nadroparin dhe Rivaroxaban janë përfshirë në mbulimin e Fondit të Sigurimit Shëndetësor ka deklaruar zv.Drejtori i Fondit Shëndetsor, Sedat Bislimi.
Ai tha se me këtë ndryshim, pacientët nuk do të kenë më nevojë të paguajnë paraprakisht terapinë dhe më pas të presin rimbursimin, duke reduktuar procedurat administrative dhe barrën financiare për familjet.
Për herë të parë, Rivaroxaban është përfshirë në Listën pozitive të barnave, duke u mundësuar mijëra pacientëve kursime mujore që arrijnë mbi 1.700 denarë për paketimin më të përdorur.
Bislimi ka njoftuar se edhe një masë kalimtare për Enoxaparin, ku barnat e blera sipas procedurës së mëparshme do të rimbursohen deri më 15 korrik 2026, për të garantuar vazhdimësinë e terapisë gjatë periudhës së përshtatjes.
Krahas kësaj, Lista pozitive është zgjeruar me barna të reja, ndërsa është zgjeruar edhe Lista B për spitalet publike me qëllim përmirësimin e trajtimit dhe qasjes së pacientëve në shërbime shëndetësore.







