Të tjera lajme

ÇKA PO NDODH ME KF BASHKIMIN AKOMA NUK KA NIS ME PËRGATITJE ?!

Klubi i futbollit Bashkimi i Kumanovës është skuadra e vetme që akoma nuk  ka  filluar përgatitjet edhe pse kampionati  fillon më 25 korrik. Çka po ndodhë me  Bashkimin kush do të jetë trajner i ri dhe me cilët futbollist do të vazhdon kampionatin mbetet vetëm enigmë?
 

Kampionati i  ri i futbollit 2026/2027 në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut është caktuar të fillon më 23 korrik me ndeshjet e xhiros së parë, ndërsa të gjitha ekipet janë fazën e përgatitjeve qoftë në terrenet vendore apo në ndonjë Qendër sportive në vend apo jashtë.

Skuadra e vetme që deri më ditën e  sotme nuk ka filluar përgatitjet është Bashkimi i Kumanovës. Kohëve të fundit flitej se  të mërkurën pra nesër do të fillojnë përgatitjet me  trajnerin Muarem Muarem. Por i njëjti  nga  dita e sotme  fillon të  punon si trajner  përgjegjës me KF Skopjen.

Pra mbetet enigmë e madhe se kur dhe si  do të nis  përgatitje  për kampionatin e ri 2026/2027. Gjithashtu tani më është e njohur se nga ekipi janë larguar pjesa më e madhe e  futbollistëve të cilët  ishin bartës të  ekipit në kampionatin e kaluar, ndërsa nuk ka asnjë shenjë se janë ofruar lojtar të rinj.

Dilema  vazhdon të mbetet se kur dhe  a do të nis Bashkimi me përgatitje për  kampionatin e ri  dhe me çfarë futbollistësh do të jenë ne ekip  apo do të vazhdojnë me kategorinë e juniorëve!?

Kujtojmë se  klubi i futbollit  Bashkimi  në kampionatin e kaluar përfundoi  në pozitën e shtatë me 42  pikë të  grumbulluara.

Të fundit