Dje në orën 16:40 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 38-vjeçar)nga Tetova, me banim në fshatin Pallçisht i Poshtëm, duke vepruar sipas denoncimit të mëparshëm nga një 32-vjeçar nga Shkupi, me banim në Tetovë, se më 19 Korrik rreth orës 22:00 e ka sulmuar fizikisht atë në sheshin e qytetit në Tetovë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresa përkatëse.








