Në organizim të rinisë së fshatit Miletinë nga data 20 deri më 25 korrik u mbajt turneu tradicional i futbollit të vogël “Mërgimtarët 2026”. Gjatë pesë netëve sa zgjati turneu, ky event ishte një festë e vërtet për banorët e këtij vendbanim përfshirë këtu edhe mërgimtarët. Tetë ekipet pjesëmarrëse kryesisht nga Miletina për pesë netë me radhë dhuruan spektakël dhe emocione të pa përshkruara dhe kjo u vërejt edhe me praninë e madhe në natën finale kur edhe u shpallë më të mirët. Fituesi i këtij edicioni doli ekipi “Knauf Bajro”, të cilët në finale mundën ekipin “Auto Laker Meti” pas ekzekutimit të penaltive. Nasir Ajrullai në cilësinë e organizatorit u shpreh tepër i kënaqur me rrjedhën e turneut duke falënderuar të gjithë ata që e përkrahën.
“Kështu që na do të vazhdojmë çdo vit që ti ofrojmë fshatit një atmosferë që rina e fshatit dhe mërgimtarët të jenë sa më afër me rininë. Një falënderim të veçantë edhe njëherë posaçërishitë për mërgimtarët. Mërgimtarët janë ata që na nbështesën dhe normal rina e fshatit gjithsesi edhe për sponsorët tanë” deklaroi organizatori Nasir Ajrullai
Kapiteni i ekipit fitues “Knauf Bajro” Qemal Rasimi i emocionuar me atmosferën e krijuar gjatë pesë ditëve, fitoren ua dedikojë mërgimtarëve dhe gjithë fshatit.
I kënaqur me atmosferën e krijuar në natën finale u shprehë edhe lojtari i ‘Swiss Garden’ Naser Zenuni
Organizatori për fituesin ‘Knauf Bajrami’ ndau Kupë, mirënjohje dhe 400 Euro, për ekipin e dytë ’Auto Laker Meti” kupë mirënjohje dhe 200 Euro dhe për vendin e tret ekipit ‘Swiss Garden’ ndau kupë mirënjohje dhe 100 Euro. Lojtari më I mire I turneut u shpall Valmir Abduramani, golashënuesi më im mire Zemri Jashari dhe portier më I mire Lirim Ajrullai. Mirënjohje u ndanë edhe për arbritrat.
Shaban Sinani – TV KOha








