Të tjera lajme

BENJAMIN IMERI REGJISTROI FITOREN E 15-të NË BOKSIN PROFESIONAL

Gostivari ishte nikoqire e spektaklit të madh të boksit, ku u  hvilluan tre  duelke  të boksit amator  dhe  katër  në boksin profesional. Dulei i mbrëmjes  ishte  ajo në kategorinë cruiser mes Benjamin Imerit nga  Gradeci dhe Edvin Moquera  nga Kolumbia.

Mbrëmë në palestrën e sportit ‘Rinia’ në Gostivar u  mbajt një spektakël i madh  i  boksit  profesional “GLOBAL IMMOBILIEN NIGHT FIGHT”  i  përkrahur  nga    familja Tairi nga Dobërdolli.

Në  këtë  mbrëmje  u  zhvilluan katër duele  të boksit  profesional, ndërsa lufta kryesore ishte ajo në kategorinë cruiser mes  boksierit Benjamin Imerit dhe Edvin Moquera nga Kolumbia  që përfundoi me  fitoren e Imerit në raundin e tretë me nokaut.

Kujtojmë se boksieri 23-vjeçar Benjamin Imeri, i  cili  ka  15  fitore  në boksin  profesional, është boksieri i parë shqiptar që ka fituar titullin WBA Junior Champion.

Pas fitores boksieri Benjamin Imeri ekskluzivisht për TV Koha  tha se  ndihet  i lumtur  por ka edhe shumë punë për të bërë.

‘’Ndihem  i lumtur  por  por  jo i plotësuar  mund të  them. Kam  ende  shumë punë për  të  bërë, më presin  shumë punë. Tani me  këtë  fitore  shpresoj  të jemë  në  top  40   e botës . Tani  duhet me  shtuar  edhe  punën më shumë  dhe  të përgatitem , të  hy  në kampin  stërvitore sa më shpejt  dhe  do  vazhdoj  prapë me  stërvitje  derisa  të mbrujë numri një i Botës. Qëllimi  është  si të  gjithë boksierët  që  jem kampion i Botës’’ deklaroi Benjamin Imeri

Benjamin  Imeri deri më tani  ka  15 luftëra, të  gjitha  fitore,  prej të  cilave  13 me  nokaut, ndërsa për duelin e radhës do të vendosin menaxheri dhe promotori i tij. Ai  tha se fitoren  e  15  u dedikon Gostivarit

 ‘’Këtë  fitore ia dedikoi Gostivarit  që  më ka përkrahur dhe i falënderoi  shumë’’ tha  ai

Në luftërat tjera të boksit profesional, Ervis Lala që jeton në Itali mundi  Srgjan  Nikoliq nga Bosnja me nokaut në raundin e tretë, meksikani Anthony  El Moeti mundi  spanjollin Christian Narvaez me nokaut  në raundin e  dytë  dhe boksieri nga  Shqipëria  Aldjon Koladani  me  nokaut  në raundin e parë mundi  boshnjakun Milosh Vuletiq.

I  pranishëm në  këtë  spektakël boksi ishte edhe boksieri i njohur  shqiptar Nelson Hysa  i  cili  në emër  të  Federatës  shqiptare  të  boksit  familjes Tahiri i dorëzoi  mirënjohje dhe e falënderoi për mbështetjen që ia jep sportit në veçanti  boksit.
 Shaban Sinani – Tv Koha  

Të fundit