Boksieri shqiptar Kristjan Prenga është mposhtur nga Anthony Joshua në duelin e shumëpritur.
Prenga e nisi sfidën me ritëm të lartë, duke shfaqur vendosmëri dhe agresivitet në raundin e parë, ku arriti të vendosë në vështirësi kundërshtarin duke e rrëzuar dy herë për tokë dhe të lërë përshtypje pozitive me paraqitjen e tij.
Megjithatë, rrjedha e ndeshjes ndryshoi në raundin e dytë, kur Joshua mori kontrollin e plotë të duelit. Boksieri britanik shfrytëzoi përvojën dhe cilësitë e tij, duke dominuar momentet vendimtare dhe siguruar fitoren.
Me këtë sukses, Joshua vazhdon përgatitjet për përballjen e shumëpritur ndaj Tyson Fury, ndërsa Kristjan Prenga, pavarësisht paraqitjes së mirë në fillim të sfidës dhe shpirtit të garës që tregoi, nuk arriti të shmangë humbjen në këtë duel.
Sipas raportimeve, në këtë ndeshje boksi, Joshua përfitoi rreth 4.6 milionë euro, ndërsa Kristian Prenga arkëtoi afërsisht 1.1 milionë euro, duke u shënuar si pagesa më e madhe e karrierës së tij.
Anthony Joshua tha se fitorja e tij me nokaut ndaj Kristian Prengës nuk ishte vetëm rezultat i fuqisë së grushteve.
“Është më shumë sesa fuqia e goditjes. Ishte shpirti, ishte Latz, ishte Sina. Ishin familjet e tyre.” tha Joshua.








