Të tjera lajme

KNAUF BAJRO  FITUESI I TURNEUT “MËRGIMATRËT“ NË MILETINË

“Knauf Bajro” është ekipi fitues  i turneut tradicional  “Mërgimtarët 2026”  që u mbajt  nga 20 deri më 25 korrik në Miletinë për nderë të bashkatdhetarëve .

Në  organizim  të  rinisë së fshatit  Miletinë  nga data  20  deri më 25  korrik  u mbajt  turneu tradicional i futbollit të vogël  “Mërgimtarët 2026”.  Gjatë  pesë netëve sa  zgjati turneu, ky event ishte një festë e vërtet për banorët e këtij vendbanim përfshirë këtu edhe mërgimtarët.  Tetë ekipet pjesëmarrëse kryesisht nga  Miletina për pesë netë me  radhë dhuruan  spektakël  dhe  emocione  të pa përshkruara  dhe kjo u vërejt edhe me praninë e madhe  në natën finale  kur edhe u shpallë më të mirët. Fituesi i këtij  edicioni doli ekipi “Knauf Bajro”, të cilët në finale mundën ekipin  “Auto Laker Meti” pas ekzekutimit të penaltive. Nasir Ajrullai në cilësinë e organizatorit u shpreh tepër i kënaqur me rrjedhën e turneut  duke falënderuar të gjithë ata  që e përkrahën.

 “Kështu  që na  do të vazhdojmë  çdo  vit  që ti ofrojmë  fshatit një atmosferë që  rina  e fshatit  dhe mërgimtarët  të  jenë sa më afër me  rininë.  Një falënderim  të veçantë edhe njëherë posaçërishitë për mërgimtarët. Mërgimtarët  janë ata që  na nbështesën dhe normal  rina e fshatit gjithsesi edhe për sponsorët tanë”  deklaroi  organizatori Nasir Ajrullai

Kapiteni i ekipit fitues “Knauf  Bajro” Qemal Rasimi i emocionuar me atmosferën e krijuar gjatë pesë ditëve, fitoren  ua dedikojë  mërgimtarëve  dhe  gjithë fshatit.

“Ua  dedikojmë mërgimtarëve, fshatit , është një organizim ku mblidhemi  që është ndë organizimet më të mira  që takohemi me mërgimtarët me  krejt . Këta  na  grumbullojnë nebve   se nëse  nuk janë ato ne nuk  shihemi”tha Qemal Rasimi

I kënaqur me  atmosferën e krijuar  në natën  finale  u shprehë edhe lojtari i ‘Swiss Garden’ Naser Zenuni

 “Aritëm  në  këtë turne  që organizohet  për nder të mërgimtarëve që ta  fitojmë vendin e tretë. Jam shumë krenar  për gjithë shokët  dhe  miqtë.  Gjithashtu  I falënderojmë gjithë mërgimtarët që ishin një numër  shumë të madh” tha Naser Zenuni
 

Organizatori  për  fituesin ‘Knauf Bajrami’  ndau Kupë, mirënjohje dhe  400 Euro, për ekipin e dytë ’Auto Laker Meti” kupë mirënjohje  dhe 200 Euro dhe  për vendin e tret ekipit ‘Swiss Garden’ ndau kupë mirënjohje  dhe 100 Euro. Lojtari më I mire I turneut u shpall Valmir Abduramani, golashënuesi më im mire Zemri Jashari dhe portier më I mire Lirim Ajrullai. Mirënjohje  u ndanë edhe për arbritrat. 

Shaban Sinani – TV KOha 

Të fundit