-
Punonjësit policorë të SPB Tetovë, dje nga ora 14:00 deri në ora 19:00në zonën e gjerë të Pollogut kanë kryer aksion kontrollues për parakalimnë të cilin janë zbuluar gjithsej 32 kundërvajtje dhe ligjërisht janwsanksionuar. Numri më i madh i shkeljeve të konstatuara ka të bëjë meparakalimet në vende të ndaluara, 4 në kolonë dhe 1 në vende tëpavëzhgueshme. Për të gjithë shoferët kundërvajtës janë përgatiturparashtresa përkatëse dhe do të përballen me gjobat e parapara, e disaprej tyre do të përballen me heqje të përkohshme të patentë shoferit ngatre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 10 lloje tëtjera të kundërvajtjeve në komunikacion. Sektori i Punëve të BrendshmeTetovë këshillon dhe udhëzon drejtuesit e mjeteve që të mos bëjnëparakalime në zonat e ndaluara dhe veçanërisht në të ashtuquajturën“vijë e plotë”, sepse në këtë mënyrë menjëherë rrezikojnë sigurinë e tyredhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Gjithashtu, apelohet që shpejtësia tërregullohet sipas kushteve të rrugës, veçanërisht në orët e hershme tëmëngjesit dhe të vona të mbrëmjes, sepse kushtet e vjeshtës në rrugëjanë përpara dhe për këtë arsye do të jetë e nevojshme vigjilenca dhepërqendrimi maksimal i drejtuesve të mjeteve./Tv Koha/







