-
Edhe pse ndryshimet e fundit në Ligjin për Prokurorë, të cilat mundësuan që shefi iProkurorisë për ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të zgjidhet drejtpërdrejt nga prokurorët e vendit u proklamuan si zgjidhje përfundimtare e ndikimeve të mundshme politike në këtë proces, organizata joqeveritare, akademikë, Komisioni Antikorrupsion si dhe Ministria e Drejtësisë tani vlerësojnë që as ky model nuk është i duhuri.Akademiku Vllado Kambovski potencoi se ndoshta në të ardhmen do të duhet të bëhen ndryshime në procesin e zgjedhjes dhe shefi i kësaj prokurorie të zgjidhet me shumicë absolute të votave. Ai i rekomandoi Abazit të jetë më i ndërgjegjshëm dhe të punojë sipas ligjeve të vendit pasi sipas tij, vendin e pret një observim serioz nga institucionet ndërkombëtare.“Sigurisht që këto kritere duhet të zhvillohen tutje bazuar në përvojën e mirë ose tëkeqe. Sigurisht që në qoftë se kjo përvojë vlerësohet si negative do të duhet në tëardhmen të ri-precizohet, të vendoset të themi që të zgjidhet ai që do të merrshumicën absolute nga numri i përgjithshëm. Për mua për rastin konkret është erëndësishme që ky person që është zgjedhur, në mënyrë të ligjshme dhe tëndërgjegjshme ta kryejë punën e tij për shkak se të gjitha institucionet në tëardhmen do të jenë seriozisht të observuara se a e kryejnë funksionin e tyre nëmënyrë të ligjshme apo jo”, deklaroi Vllado Kambovski, akademik.Grupi Blueprint i organizatave të shoqërisë civile për reforma në drejtësi ka reaguar përtransparencë të ulët si dhe lëshime gjatë zgjedhjes së Abazit në krye të kësaj prokurorie, kjo për shkak se ky i fundit nuk kishte program zgjedhor ndërkaq publikut nuk iu mundësua të shohë biografitë e asnjërit prej kandidatëve.“Procesi i zgjedhjes nuk ishte mjaftueshëm transparent, për të gjithë kandidatëtmungonin të dhëna për karrierën e tyre profesionale. Publiku, veçanërisht aiprofesionist, nuk kishin mundësi të njoftohen me propozim programet ekandidatëve që do ta bënte procesin më të besueshëm, si dhe do të ndikonte nërritjen e besueshmërinë në këtë institucion. Kjo është veçanërisht e rëndësishme nëqoftë se merret parasysh se bëhet fjalë për prokurorë i cili do të udhëheq meProkurorinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, veprimet e tëcilit janë në interes të madh për qytetarët”, thonë nga Grupi Blueprint për reformanë drejtësi.Edhe nga Ministria e Drejtësisë ditë më parë folën për ndryshime të mundshme nëprocesin e zgjedhjes së shefit të kësaj prokurorie pasi që sipas tyre, ky model kashpërfaqur mangësi dhe është e nevojshme të vendosen kritere shtesë.TV KOHA







