19/06/2024
25.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Lirimi i hapësirave publike zhvillohet pa qasje selektive

Inspektoratit Komunal i komunës së Tetovës mohon kategorisht se aksioni I tyre për lirimin e hapësirave publike është selektiv.Sipas tyre, beteja me uzurpuesit e hapësirës publike vazhdon edhe më tej. Fillimisht, pronarët janë paralajmëruar, kurse më pastaj ndërmeret
aksion me qëllim që të lirohet hapësira dhe qytetarët të mund të kenë lëvizin lirshëm.
Nga ana tjetër, kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami tha se aksioni i Insepktoratit Komunal për lirimin e hapësirave publike, po pritet jashtëzakonisht mirë. Ai thotë se puna jonë e drejtë dhe pa selektime po rrit bashkëpunimin e qytetarëve me institucionin Komunë. Përgëzoj pronarët e lokaleve “Mantis”, “Te Viski” si dhe “Mulliri i Vjetër” që i janë përgjigjur kërkesës së Inspektoriatit Komunal dhe në mënyrë vullnetare kanë larguar terrasat e tyre, të cilët ishin të vendosura në mënyrë jo të duhur dhe në vende të gabuara, ku nga sot qytetarët do të lëvizin të lirë në atë pjesë. Ky veprim është si rezultat i punës së Inspektoriatit Komunal dhe fal këtij angazhimi, qytetarët në mënyrë vullnetare po I bashkangjiten aksionin për lirimin e hapësirave publike.
Të nderuar qytetarë, komuna është institucion i qytetarëve, andaj bashkëpunimi juaj na motivon që t’ju dalim në ndihmë të gjithëve, shkruan mes tjerash Kasami.TV KOHA

Të fundit