MPB ka raportuar se në ora 04:20 në stacionin policor në Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë-Demir Hisar, afër fshatit Vidrani, T.B.S.(26) nga fshati Drugovë, Kërçovë, teksa ishte duke drejtuar një veturë tip Audi, humbi kontrollin dhe ajo doli nga rruga me mjetin.
– Lëndime të rënda trupore kanë pësuar T.B.S., të diagnostikuara në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, ndërsa pasagjerët V.V.(19) dhe S.S.(34), të dy nga Kërçova, kanë pësuar lëndime trupore, njofton MPB.
Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga stacioni policor Kërçovë.







